Members of Wagner group sit atop of a tank in a street in the city of Rostov-on-Don, on June 24, 2023. President Vladimir Putin on June 24, 2023 said an armed mutiny by Wagner mercenaries was a "stab in the back" and that the group's chief Yevgeny Prigozhin had betrayed Russia, as he vowed to punish the dissidents. Prigozhin said his fighters control key military sites in the southern city of Rostov-on-Don.,Image: 785162477, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Roman ROMOKHOV / AFP / Profimedia

“Prigozhin vetëm bërtiste dhe shante”/ Lukashenko zbardh detajet e negociatave me shefin e Wagner

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko zbuloi detaje të reja rreth bisedave të zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë fundjavës, pasi pretendoi se ai pati një rol të rëndësishëm në ndalimin e

Sipas deklaratës së Lukashenkos, të raportuar nga media shtetërore bjelloruse, Shefi i Minskut zyrtar foli me Putinin në telefon në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës në mëngjes për krizën në rritje në jug të Rusisë.

“Gjëja më e rrezikshme, siç e kuptoj unë, nuk është se si ishte situata, por si mund të rridhnin ngjarjet dhe pasojat e saj. Kuptova gjithashtu se Kremlini kishte marrë një vendim të ashpër – të shkatërronte Wagner. I sugjerova Putinit të mos nxitonte. Le të flasim me Prigozhin, me komandantët e tij”– kujton Lukashenko rreth bisedave të hershme me liderin rus.

Lukashenko tha se Putini i tha më pas se Prigozhin se nuk do t’i përgjigjej telefonatave, kështu që ai u përpoq të gjente numra telefoni për të kontaktuar Prigozhin dhe “nga mesi i ditës, ne organizuam deri në tre kanale përmes të cilave mund të bisedonim me Rostovin”.

Në orën 11 të mëngjesit me orën lokale, Lukashenko tha se telefonoi themeluesin e Wagner, Prigozhin, i cili “e priti menjëherë telefonatën“, dhe dukej euforik.

“Ne folëm për raundin e parë prej 30 minutash në një gjuhë të ashpër që përfshinte edhe të shara. Ekskluzivisht. Kishte 10 herë më shumë fjalë sharje – i analizova më vonë – sesa fjalori normal. Sigurisht, ai kërkoi falje paraprakisht dhe filloi të më tregonte gjithçka duke përdorur këto fjalë të turpshme”, tha Lukashenko.