Gllogjani është mbuluar nga breshëri plumbash gjatë një feste ku këndohej për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në një video të publikuar nga Gazeta Sinjali, shihen persona të grumbulluar duke festuar me armë. Në momente të caktuara, kur dëgjohet emri i Hashim Thaçit, dëgjohen edhe breshëri plumbash.