Në Junik u mbajt Edicioni i 10 i Manifestimit “Dita e Plisit” me rastin e 111-vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Në këtë manifestim morën pjesë historianë, studiues, shkrimtarë e udhëheqës komunalë.
Shkrimtari Prend Buzhala tha se plisi nuk është thjesht një trashëgimi, por bart edhe histori pas vetes.
Naser Hoxha, njëri nga organizatorët e këtij manifestimi tha se janë dakorduar që këtë vit të formohet një komision që t’u bëhet kërkesë dy asociacioneve të Kosovës dhe Shqipërisë që plisi të dërgohet sa më parë në UNESCO.