Protestë në Prishtinë për viktimat e sulmeve në Izrael

Një protestë është zhvilluar pasditen e së enjtes në Prishtinë, për personat që u vranë nga militantët e Hamasit në Izrael, gjatë së cilës u lëshuan dhe thirrje për lirimin e pengjeve.

Protestuesit u grumbulluan përpara Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael.

Tubimi u organizua nga Dhoma e Tregtisë Kosovë-Izrael dhe të pranishëm në të ishin edhe disa përfaqësues të trupi diplomatik, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan dhe ajo izraelite.

Që kur ka shpërthyer lufta Izrael-Hamas në Prishtinë janë mbajtur disa tubime në mbështetje të popullit palestinez.