Prova kryesore në rastin e Donjeta Pajazitajt është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekzaminim.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur për Insajderin se prova është dërguar përmes ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
“Provën kryesore të kësaj çështje penale, përmes ambasadës së SHBA-së, është dërguar për ekzaminim në SHBA që të kryhet në institucionin më të lartë ekzaminimi i kësaj prove dhe pasi ta pranojmë raportin do të merren edhe veprimet ligjore konform të gjeturave të këtij raporti”, deklaroi ai.
“Prova më herët është dërguar në Turqi por nuk kemi pranuar rezultate të detajuara dhe është dashur të dërgohet në SHBA, jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha më tej Nikqi.
Naser Pajazitaj ka refuzuar dëmshpërblimin prej 61 mijë eurove nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për dëmet e shkaktuara gjatë përballjes së akuzave për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Për të, sipas avokatit, shuma mbetet e papranueshme, pasi ka kërkuar që të kompensohet me 1 milion e 150 mijë euro.