Këtë mbrëmje ekipi kuqezi po luan kundër Çekisë, dhe në stadiumin e vendit pritës janë shënuar ngjarje të rënda, siç është përdhosja e flamurit kuqezi që e kanë kthyer me kokë poshtë dhe që ai i Kosovës është veshur me të Serbisë. Veprime të tilla rëndojnë dialogun Serbi-Kosovë dhe nxisin më shumë përçarjen dhe gjuhën e urretjes.
Përveç flamujve shqiptarë, tifozët çekë gjithashtu shfaqën flamurin serb, duke rritur tensionet mes dy vendeve. Kjo situatë ka sjellë diskutime për mundësinë e dënimeve nga organet e futbollit, pasi këto akte konsiderohen të papranueshme dhe anti-sportive.
Tifozët shqiptarë dhe opinionin sportiv po presin një reagim nga FIFA dhe UEFA, të cilat duhet të ndërmarrin masa për të parandaluar incidentet e tilla në të ardhmen.


