Kur bëhet fjalë për udhëtimet me avion, komoditeti është një prioritet për pasagjerët. Mirëpo, sipas një stjuardesi me përvojë, ka një veshje që nuk duhet të futet kurrë në valixhen tuaj nëse dëshironi të keni një udhëtim të këndshëm dhe të shëndetshëm: pantallonat e shkurtra.
Në një video të postuar nga stjuardesi në TikTok , ai hodhi dritë mbi arsyet befasuese pse të veshurit pantallona të shkurtra në avion mund të mos jetë ideja më e mirë.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga stjuardesi është pastërtia. Pavarësisht përpjekjeve të linjave ajrore për të ruajtur një nivel të lartë higjiene, realiteti është se avionët janë hapësira publike që kanë një vëllim të madh pasagjerësh çdo ditë, e për rrjedhojë nuk ka kohë për t’u dezinfektuar.
Nga ana tjetër, problem janë temperaturat. Në avion pritet të ketë ajër të freskët dhe ju mund të kini ftohtë në ato temperatura.
Prandaj, kijeni parasysh për herën tjetër.