Pse Pentagoni do detyrohet të zbulojë gjithçka që di për UFO-t në 300 ditët e ardhshme?

Pentagoni mund të detyrohet të zbulojë gjithçka që di për UFO-t në 300 ditët e ardhshme. Kjo do të ndodhë, pasi një aleancë dypartiake e senatorëve planifikon të detyrojë deklasifikimin e dosjeve sekrete të qeverisë amerikane për UFO-t.

Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer, në partneritet me senatorët republikanë Marco Rubio nga Florida dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut, po udhëheqin përpjekjen për të kaluar projektligjin në fjalë.

Nëse kalon, atëherë do të emërohet një panel shqyrtimi prej nëntë anëtarësh për të vlerësuar të gjitha të dhënat e klasifikuara të qeverisë për UFO-t.

Lajmi vjen pas dëshmisë publike shpërthyese dhe të çuditshme nga zyrtari i lartë i inteligjencës, tashmë i dalë në pension, David Grusch, i cili ka pretenduar se kontraktori i ushtrisë dhe mbrojtjes amerikane ka penguar publikimin e provave për UFO-t e rrëzuar, ‘qeniet’ e gjetura dhe vdekjet e lidhura me to.