Gjenerali Agim Çeku ka dhënë shpjegimin e tij se pse grupi i madh i terroristëve u lejua që të largohej nga Banjska e Zveçanit pas sulmit terrorist të së dielës.
Sipas tij kjo ka ndodhur pas që dikush ka ndërmjetësuar në operacionin e zhvilluar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
“Dikush duket se ka arritur një marrëveshje dhe janë larguar me armatim pa ndonjë problem. Ka mundur të jetë dikush që ka ndërmjetësuar që t’i bindë institucionet tona të sigurisë që të përfundonte operacioni. Në operacione të tilla ose ka dorëzim, ose asgjësim, nuk ka zgjidhje të treta”, është shprehur Çeku në Rubikon në KlanKosova.
“Ka pasë ndërhyrje që të ndalej gjakderdhja dhe sa më shpejt të përfundonte dhe të mos kishte reaksion qytetarë as nga shqiptarët as nga serbët”.
Çeku ka thënë në fund se ata që mund të kenë ndërmjetësuar, janë partnerët ndërkombëtarë.