Akademia e filmit “Oscars” ka publikuar zyrtarisht nominimet për vitin 2024, ku ashtu si pritej, spikat mbi të gjithë filmi Oppenheimer i regjisorit britanik Christopher Nolan, me aktor kryesor Cillian Murphy, në rolin e krijuesit të bombës atomike, Robert J. Oppenheimer.
Në tërësi, Oppenheimer ka marrë 13 nominime në të gjithë kategoritë.
Sipas publikimit, në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist, radhiten Bradley Cooper, “Maestro” – Colman Domingo, “Rustin” – Paul Giamatti, “The Holdovers” – Cillian Murphy, “Oppenheimer” – Jeffrey Wright, “American Fiction”.
Në kategorinë e aktores më të mirë protagoniste, radhiten Annette Bening, “Nyad” – Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon” – Sandra Huller, “Anatomy of a Fall” – Carey Mulligan, “Maestro” – Emma Stone, “Poor Things”.
Bën përshtypje këtu fakti se aktorja dhe producentja Margot Robbie, nuk është e nominuar për rolin e saj si Barbie.
Regjisori më i mirë do të ndahet mes Jonathan Glazer, “The Zone of Interest” – Yorgos Lanthimos, “Poor Things” – Christopher Nolan, “Oppenheimer” – Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon” – Justine Triet, “Anatomy of a Fall”.
Filmi më i mirë ndërkaq, luhet mes 10 titujsh: “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Oppenheimer”, “Past Lives”, “Poor Things”, “The Zone of Interest”.
Në rolin e aktorit më të mirë joprotagonist, Ryan Gossling si Ken në Barbie, ja del të nominohet. Ai përballet me Sterling K Brown – American Fiction, Robert De Niro – Killers of the Flower Moon, Robert Downey Jr. – Oppenheimer, Mark Ruffalo – Poor Things.
Aktorja më e mirë joprtagoniste, do të ndahet mes Emily Blunt – Oppenheimer,Danielle Brooks – The Color Purple, America Ferrera – Barbie, Jodie Foster – Nyad, Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers.
Sa i takon skenarëve, nominimet do të ndahen në:
Skenari më i mirë origjinal: Anatomy of a Fall — Justin Triet, Arthur Harari, The Holdovers — David Hemingson, Maestro — Bradley Cooper, Josh Singer, May December — Samy Burch, Alex Mechanik, Past Lives — Celine Song.
Skenari më i mirë i adaptuar: American Fiction – Cord Jefferson, Barbie – Greta Gerwig, Noah Baumbach, Oppenheimer – Christopher Nolan, Poor Things – Tony McNamara, The Zone of Interest – Jonathan Glazer.
Këtu janë nominimet për këngën më të mirë origjinale: The Fire Inside – Flamin’ Hot, I’m Just Ken – Barbie, It Never Went Away – “American Symphony”, Wahzhazhe (A Song For My People) – Killers of the Flower Moon, What Was I Made For? – Barbie.