Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së një shtetasi amerikan dhe familjes së tij nga islamikët në Siri

Janë publikuar pamje tronditëse nga vrasja brutale e një shtetasi amerikan dhe gjithë familjes së tij në Siri.

Pamje të reja video janë publikuar dhe tregojnë momentet e tmerrshme të vrasjes së Hosam Saraya, një shtetas amerikan me origjinë siriane, së bashku me anëtarët e familjes së tij në provincën Suweida të Sirisë.

Në gjakftohtësi u ekzekutua Saraya, bashkë me vëllain e tij, babai, xhaxhallarët dhe kushërinjtë.

Vrasjet ndodhën më 17 korrik mes një shpërthimi dhune sektare midis grupeve siriane druze dhe fiseve beduine në provincën Suwayda me shumicë druze.

Saraya, i cili kishte studiuar në Oklahoma përpara se të kthehej në Siri, i përkiste komunitetit Druze, një grup fetar arab prej rreth një milion banorësh që jetojnë kryesisht në Siri, Liban dhe Izrael. Ai kishte shkuar në Siri për t’u kujdesur për babanë e tij i cili ishte i sëmurë, tha i afërmi amerikan për mediumin.

I afërmi tha se anëtaret gra të familjes që i mbijetuan masakrës kujtuan se si militantët kishin sulmuar shtëpinë shumëkatëshe të familjes herët në mëngjes, duke i shtyrë banorët të luftonin në vetmbrojtje.

Pasi një nga anëtarët e familjes u plagos, pjesa tjetër dorëzoi armët, tha ajo, dhe burrat u nxorën jashtë.

Qeveria siriane i hodhi poshtë “kategorikisht” krimet kundër civilëve, tha të martën Nour al-Dean Baba, zëdhënës i ministrisë së brendshme të vendit.