Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, 14-vjeçarit që u godit nga bashkëmoshatari i tij pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.

Në videon e paraqitur nga gazetari Eraldo Harilcaj më poshtë, shihet pikërisht në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sikurse dhe pamjet e tregojnë Martin Cani dhe Mario Përlleshaj duken teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit, që poashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje makabër. Pasi kanë hyrë në një rrugë që nuk ka qenë e monitoruar me kamera, ka ndodhur konflikti fizik dhe pak momente më vonë shihen të gjithë duke vrapuar mes tyre dhe Martini i cili mban dorën në zemër, e ndërsa pas tij duket dhe Mario Përllashaj, ku i ndjek me thikën në duar.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 16-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.