Punëtori indian, i zhytur në borxhe gjen diamantin me vlerë 95,000 dollarë

Pasuria e një punëtori indian ka ndryshuar brenda natës pasi ai gjeti një diamant masiv në një minierë.

Diamanti 19,22 karatësh pritet të arrijë rreth 95,570 dollarë në një ankand qeveritar.

Raju Gound tha se ai kishte marrë me qira miniera në qytetin Panna për më shumë se 10 vjet me shpresën për të gjetur një diamant.

“Këto miniera mund të jepen me qira për rreth 200-250 rupi [për një periudhë të caktuar],” i tha BBC Anupam Singh, një zyrtar në zyrën e diamanteve të qeverisë shtetërore.

Të mërkurën në mëngjes, ai shkoi në vend për të kryer detyrën e tij të përditshme të kërkimit manual të gurit të çmuar.

Dhe atë pasdite, gjithë ajo punë e palodhur u shpërblye dhe fati i tij u kthye.

“Po shoshitja gurët dhe pashë diçka që i ngjante një copë xhami. E mbajta në sy dhe pashë një shkëlqim të dobët. Atëherë e kuptova se kisha gjetur një diamant,” tha Gound.

Z. Gound shpreson të ndërtojë një shtëpi më të mirë për familjen e tij me para dhe madje të paguajë për arsimimin e fëmijëve të tij. Por së pari, ai dëshiron të shlyejë borxhin e tij prej 500,000 rupi.

Ai thotë se nuk ka frikë që njerëzit të mësojnë për diamantin pasi planifikon t’i ndajë paratë mes 19 të afërmve që jetojnë me të.

Në vitin 2018, një punëtor nga Bundelkhand gjeti një diamant me vlerë 15 milionë rupi në një minierë në Panna. Sidoqoftë, zbulime të tilla janë të rralla.