Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jenni Hermoso deklaroi se u ndje e sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë pas finales së Kupës së Botës.
Ndërkohë 81 lojtarë konfirmojnë se nuk do të luajnë për kombëtaren e Spanjës deri kur ai të shkarkohet nga posti i tij.
Nga ana tjetër Rubiales refuzon të japë dorëheqjen.
”Ishte një puthje spontane. E ndërsjellë, euforike dhe konsensuale. Ky është çelësi. Mjafton një ‘goditje’ konsensuale për të më nxjerrë nga këtu?” ka thënë ai.
Qeveria spanjolle nisi procedimet ligjore për të pezulluar 46-vjeçarin, ndërsa FIFA ka nisur edhe procedimin disiplinor.
Rubiales pritej gjerësisht të jepte dorëheqjen në një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme të thirrur nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF), por në vend të kësaj ai tha “Unë nuk e meritoj këtë gjueti”.
“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulin; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.
Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë.