Vladimir Putin po e ndien stresin e pushtimit rus i Ukrainës – pasi vazhdimisht shihet duke fërkuar duart gjatë takimit me zyrtarët e tij, pasi trupat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i janë kundërpërgjigjur duke filluar një inkursion në vendin e tij.
71-vjeqari duke mbajtur takimin e sigurisë për shkak të krizës së krijuar në vendin e tij, që kur trupat ukrainase u futën në rajonin rus Kursk, shihej i nervozuar dhe plot stres, transmeton Telegrafi.
Ai lëvizte gishtat pa kontroll dhe vazhdimisht fërkonte duart, derisa po i kumtonin lajmin guvernatorët rajonal për territorin që e ka marrë nën kontroll Kievi.
Në anën tjetër, luftimet e ashpra po vazhdojnë në Kursk, ku ukrainasit u futën më 6 gusht me qëllim që të arrijnë një shpërqendrim të ushtrisë së Kremlinit dhe t’i detyrojë të tërhiqen nga Ukraina.
Ata madje kanë marrë nën kontroll dhjetëra vendbanime në tokën ruse përfshirë këtu qytetin Sudzha që gjendet vetëm 8 kilometra nga kufiri me Ukrainë, ku është shkatërruar statuja e Vladimir Leninit.