Disa qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë mendime të ndryshme për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë në veri. Ka nga ata që nuk e shohin shumë problematike mbylljen e tyre, e të tjerë thonë se do të përballen më shumë me problemin e kryerjes së pagesave dhe pranimit të pagave dhe pensioneve nga Serbia.
Ka të tillë që besojnë se veprimet e institucioneve kosovare në veri, po bëhen me marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Qytetar Sërgjan Gjorgjeviq nga Mitrovica e Veriut tha “komenti im është se kjo është një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe Kurti thjeshtë po e zbaton atë për të cilën është rënë dakord. Për disa ditë do të hapet ura e Ibrit kështu që gjithçka është me marrëveshje”.