Në Knin u arrestuan dy serbë të cilët hoqën flamurin kroat nga shtiza në kalanë e Kninit.
Pasi u morën në pyetje, gjyqtari urdhëroi lirimin e tyre. Policia kroate njoftoi se ngjarja ka ndodhur më 26 maj në qytetin Kovaçiq, në kodrën e Gradinës. Një 20-vjeçar ka hequr flamurin kroat, ndërsa një tjetër 20-vjeçar po e filmonte. Më pas e kanë vendosur videon në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar në TikTok shihen dy të rinj serbë, njëri prej të cilëve po heq flamurin kroat duke ngritur tre gishtat, ndërsa tjetri thotë: “Ta heqim, hiqe”.
Poshtë regjistrimit ishin komente të shumta si “Tani vendosi tonin”, “Haqe poshtë”, “Bravo RS”, “Vëllezër rrofshi e qofshin të shëndetshëm për 100 vjet”… Komentet që atëherë janë fshirë dhe mundësia e komentimit. është bllokuar.
Për incidentin ka reaguar edhe zëvendëskryeministrja kroate Anja Šimpraga nga SDSS, e cila dënoi heqjen e flamurit dhe shprehu keqardhjen e saj që ndodhi.
Reagime të shumta pasuan në Knin dhe rrethinat e tij. Veteranët e luftës menjëherë i bënë thirrje Parlamentit kroat që të veprojë sipas akteve të ngjashme dhe kryetari i komunës së Kninit, Mario Çaçiq, njoftoi se qyteti do të marrë masa të reja për të parandaluar që kjo mos të ndodhë.
Ndryshe, para 27 viteve ishte formuar operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.
Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.
Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.
Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.
Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.