Raketat godasin spitalin dhe supermarketin izraelit, Netanyahu poston shtratin e fëmijës së mbuluar me gjak: Hamasi ‘më i keq se ISIS’.
Hamasi nisi një valë të re sulmesh me raketa në drejtim të Izraelit këtë pasdite, duke shkatërruar një spital për fëmijë dhe një supermarket. Pamjet tronditëse nga qyteti jugor i Ashkelon tregojnë Qendrën Mjekësore Barzilai nën gërmadha.
Fotot tregojnë gjithashtu mbetjet e një supermarketi në qytet, të rrethuar me mbeturina.Sulmet ishin në mesin e shumë sulmeve të nisura nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez, të cilët shënjestruan vende të shumta në të gjithë Izraelin.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më vonë ndau një imazh rrëqethës të shtratit të një fëmije me çarçafët e tij të njomur në gjak, së bashku me mbishkrimin: ‘Hamasi është më i keq se ISIS ‘.
Sakaq, sulmet ajrore izraelite shkatërruan lagje të tëra palestineze të mërkurën, ndërsa spitalet po luftojnë për të trajtuar të plagosurit me furnizime mjekësore në pakësim.