Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është prononcuar për marrëdhëniet e “ftohta” me krerët shtetërore të Serbisë pas deklaratave të tij lidhur me kërkesat për sanksionimin e Beogradit zyrtar.
“Se çuditen serbët, se çuditet presidenti i Serbisë apo se çuditet kryeministrja e Serbisë që unë dal dhe them që është koha për ta ndëshkuar Serbinë dhe ajo që bëri për mua, për zinë kombëtare që është një skandal anti-evropian i pajustifikueshëm”, theksoi fillimisht kreu i Qeverisë për transmetuesin “TV Klan”.
“Mërzitën ata, le të mërziten unë punoj për Shqipërinë”, shtoi kryeministri shqiptar.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, deklaroi më herët se nuk e dinte pse kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.
Nga samiti i Procesit të Berlinit, ajo gjykoi se kjo nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet brenda “Ballkanit të Hapur”.
“Nuk mund t’i thoshte përshëndetje më përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë”.
Kryeministri Rama duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Emmanuel Macron u ndal dhe te situata mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama zbuloi se gjatë drekës informale, kryeministri i Holandës Mark Rutte iu drejtua Albin Kurtit dhe Ana Brnabiç që të mos harrojnë se “në një kompromis duhet të kenë parasysh më shumë se çfarë mund të fitojnë vlen ajo që nuk do të humbasin”.