Rama përmend edhe Kosovën në OKB: Gjykata ndërkombëtare s’mund të shërbejë për rrëmbim territoresh! Shqipëria është me Ukrainën

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe.

“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së okb na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e  saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.

Debate në KS, Rama replika me ambasadorin rus: Ndalni luftën dhe Zelensky s’flet para jush!

“Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse.Doja të na shpjegoni pse i është dhën përparësi presidentit të Ukrainës. Përshembull presidenti i sSomalisë foli i pari por ishte i vetmi i pranishëm.  Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Anëtarëve të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante spese udhëtim i presidentit për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi. Zelensky gjatë vitit të kaluar su largua për shkak të rrethanave por kjo se ka ndaluar atë të udhëtojë drejt SHBA. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në një shfaëqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një sspektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskyt por të bëhet sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante. Shqipëria ska mundur ta mbajë një gjë të tillë sot”, tha përfaqësuesi rus.

“Që të bien dakord, ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk merr fjalën. Kjo vjen nga diçka që keni bërë ju”, u përgjigj Rama.