Kryeministri Edi Rama vlerësoi se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit në BE, duhet të shihet si një hap tjetër përpara për të gjithë rajonin. Sipas Ramës nga 2025 transfertat e parave të shqiptarëve të Europës me Shqipërinë, do të jenë njësoj si brenda BE-së.
”Një nga plot të mirat e ditës së djeshme: Nga fillimviti i ardhshëm transfertat e parave të shqiptarëve të Europës me Shqipërinë do të jenë njësoj si brenda BE-së miliona euro të kursyera në vit nga heqja e tarifave të derisotme”,-shkruan Rama.