Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se duke filluar nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në Gjuhën Shqipe në shkollën e sapopëruruar nga Abazoviç.
Lajmin, kryeministri e bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Kryeministri Rama.