Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e Liridona Ademajt: Shpresojmë të mos ketë më kurrë raste si ky në shoqërinë tonë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka shkruar për ngushëllime tek familja e Liridona Ademajt, që u vra të mërkurën në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se lehtësimi i dhimbjes për këtë rast të rëndë për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.

“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë.

Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.
Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërine tonë.”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes.