Raportohet së KFOR-i ka urdhëruar Lulzim Hetemin të Largohet nga komuna, reagon kryetari: është ‘Fake News’

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka urdhëruar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi të lëshojë objektin e Komunës në të kundërt do të nxirret nga aty me forcë.

Paparaci.com ka marrë vesh nga burimet e veta se KFOR-i i ka thënë Hetemit që në rast se refuzon ta lëshojë objektin e Komunës do të largohet me forcë që aty.

Çfarë vlen të theksohet është se komandanti i KFOR-it të premten nuk e ka lejuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu ta vizitojë Leposaviqin, më konkretisht, kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi duke e quajtur lajmin  të rrem.

Reagimi i plot:

Lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë.
Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme.