Zjarret masive në Kanada kanë ndikuar dhe në New York duke bërë që qyteti të mos njihet.
Retë e dendura të tymit kanë mbështjellë qytetin, duke e zhytur atë në një ngjyrë të kuqërremtë.
Nga pamjet e publikuara në rrjet, vihet re se statuja e Lirisë mezi shihet nga shëtitorja e Manhattan-it.
Mbrëmë ndotja e ajrit në Nju Jork ishte më e lartë se në çdo metropol tjetër në botë, ndërsa për shkak të vështorësise në frymëmarrje për shkak të ajrit të ndotur, banëorëve u është kërkuar të përdorin maska dhe të shmangin sa më shumë daljet jashtë shtëpisë.
Metereologu Karsten Brandt ka shpejguar këtë fenomen duke thënë: “Nuk është e pazakontë që grimcat e tymit të transportohen në distanca shumë të gjata. Në rastet e zjarreve të egra, tymi përshkon një distancë nga 1 mijë deri në 1500 kilometra përmes një sistemi me presion të ulët, i cili e thith ajrin nga Kanadaja dhe më pas e çon atë në bregun lindor të SHBA”.
Ekspertët kanë vënë në dukje një stinë më të ngrohtë dhe më të thatë se normalja si arsyen e trendit.
Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës.
Zjarret në të gjithë Kanadanë kanë djegur tashmë më shumë se 9.4 milion hectare tokë,një sipërfaqe 12 herë më shumë se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.
Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për të ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Gjithashtu të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau zhvilluan një telefonatë për të diskutuar situatën aktuale.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.