Rebelët Huthi fundosin anijen britanike, e para që shkatërrohet nga raketat në Detin e Kuq

Një anije mallrash britanike është fundosur në Detin e Kuq pasi ekuipazhi u detyrua të braktiste anijen pas një sulmi nga rebelët jemenas Huthi.

Sulmi ndodhi në ngushticën Bab al-Mandab, 35 milje detare në jug të Al Mukha, Jemen, të dielën mbrëma, tha Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), kundër një anijeje që më vonë u identifikua si Rubymar.

Ekuipazhi i anijes së ngarkesave të regjistruar në Britani, e cila vjen me gjatësi 171.6 metra dhe gjerësi 27 metra, u detyrua të ‘braktiste anijen’ pas sulmit, megjithëse UKMTO tha ditën e djeshme se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe autoritetet kanë nisur hetimet.