Rebelët rrethojnë Damaskun, mediat perëndimore: Asad ia ka mbathur, gati të pranojë marrëveshje

Një situata aspak e qartë është krijuar në orët e fundit në Siri, ku forcat rebele pasi kanë marrë kontrollin e njëpasnjëshëm të qyteteve kryesore, i janë afruar dhe rrethinave të Damaskut.

Sipas CNN, presidenti sirian Bashar al-Assad nuk gjendet askund në kryeqytetin sirian. Burime për CNN bëjnë me dije se Assad nuk ka ikur nga kryeqyteti, ndonëse ai nuk është në vendet e tij të zakonshme.

Ndërkohë Bloomberg ka një variant tjetër sipas të cilit Assad është gati të negociojë me rebelët për një marrëveshje që i lejon atij të mbajë zonat e mbetura nën kontrollin e tij ose të garantojë azilin.

Bloomberg duke cituar burime të mediave arabe, shkruan se presidenti sirian aktualisht ndodhet në Teheran.