Pas promovimit të suksesshëm të librit ‘Apostulli’ vëllimi i parë i një biografie për Fan Nolin nga studiuesi Ilir Ikonomi të enjten më 24 tetor, në hotel Xheko Imperial (Karlsbergu) në Tiranë do të promovohet REBELI libri i dytë në serinë e biografisë së Fan Nolit, nga Ilir Ikonomi.
Autori i këtij libri shkruajti sot në statusin e tij në Fb se ky është botim i UET Press dhe përshkruan në 425 faqe Nolin e viteve 1920-1924. Ai thotë se ky libër është fryt i kërkimeve të gjata nëpër arkivat e botës”Janë dokumente që i kisha mbledhur prej kohe por që i hodha në libër gjatë vitit të fundit”.
Më tej Ikonomi shkoqitë se këtu në këtë volum janë gjashtë muajt e Nolit si kryeministër, qershor-dhjetor 1924, të cilat zënë një vend të veçantë në këtë vëllim dhe ju do të njiheni episod pas episodi me Shqipërinë e asaj kohe, e cila në disa drejtime mund të thuhet se ka ngjashmëri me të sotmen, sidomos përsa i përket luftrave të ashpra politike që e zhytën vendin në kryengritje.
Nicholas C. Pano, Profesor Emeritus në Universitetin Western Illinois të SHBA, e ka nderuar duke shkruar parathënien e këtij vëllimi pohon Ikonomi duke shtuar se profesor Pano e quan librin REBELI “një ndërthurje mjeshtërore.