Fshati i njohur turistik i Rehovës kthehet në shesh xhirimi për regjisoren italiane Guilia Grandinetti.
Subjekti i filmit është një marrëdhënie e krijuar mes një vajze shqiptare dhe një djali serb, marrëdhënie që përfundon në altar. Rehova u zgjodh krejt rastësisht prej regjisores italiane.
Ajo kishte ardhur në Shqipëri për të zgjedhur vendin e duhur për të xhiruar këtë film. Ka mjaftuar një defekt në mjetin e saj dhe ndalesa në Ersekë, që e bindi se ky ishte vendi ideal për xhirimin e filmit të saj.
Aktorja italiane Caterina Bagnulo që luan rolin e vajzës shqiptare, është shpehur se italianët dhe shqiptarët kanë ngjashmëri karakteresh, dhe pikërisht për këtë e ka pranuar me dëshirë rolin.
Në rolin e babait të vajzës është zgjedhur një kolonjar, me profesion arkitekt por që e ka bindur regjisoren dhe kastin e aktorëve se se përshtatet mjaft mirë me rolin e babit shqiptar patriarkal.
Xhirimet e filmit do të zgjasin për më shumë se 30 ditë e do të jenë të përqendruara në fshatin Rehovë si dhe në qytetin e Ersekës.