Peizazhet e egra e të rrëmujshme të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një epoke 46-vjeçare komuniste, kur ata që udhëtonin drejt Korfuzit mund të shihnin vetëm brigjet e saj të errëta dhe të habiteshin, shkruan Camilla Bell-Davies në një artikull për “The Financial Times”.
Kohët kanë ndryshuar, aktori amerikan Leonardo DiCaprio tani është një avokat për ruajtjen e natyrës së Shqipërisë dhe një investim thelbësor nga kompania amerikane “Patagonia” ka nisur për mbrojtjen e Vjosës, lumi i fundit i egër i Evropës.
Ryan Gellert, CEO i “Patagonias” e përqafoi kauzën pasi vizitoi bregun e lumit Vjosa shtatë vjet më parë.
Përpjekjet për mbrojtjen e Vjosës vijnë në një moment kyç.
Vija bregdetare e Adriatikut të Shqipërisë ishte një vendpushim kryesor këtë verë, pasi udhëtarët erdhën në kërkim të pikave të pazbuluara dhe çmimeve të përballueshme.
Përballë këtij bumi të pashmangshëm të vizitorëve, shumë pyesin se si ruhet nje destinacion i egër që tërhoqi një numër në rritje turistësh.
Për ta gjetur atë, drejtohuni thellë në brendësi të Shqipërisë, ku fermerët e kthyer në pronarë bujtinash po praktikojnë një formë turizmi të ngadaltë rural që ruan traditat agrare dhe mikpritjen shpirtërore të Shqipërisë, të ngjashme me fermat e agroturizmit në Itali.
Mes tyre është ”Albaniku”, një butik agroturizëm i zhytur mes pyjeve dhe maleve të luginës së Deshnicës të Vjosës.
Elona Bejo, e cila drejton ecjet përgjatë shtigjeve të Vjosës, mbledh barëra medicinale dhe eksploron faltoret e bektashinjve.
Ndërsa përvoja e Albanikut, ajo është përqendruar në traditë dhe trajtimet moderne si yoga dhe kuzhina vegjetariane.
Vazhdimësia e praktikës së qëndrueshme ka qenë relativisht e pandërprerë këtu në Shqipëri, e lënë mënjanë vetëm për pak kohë, në mesin e viteve 1990 gjatë tranzicionit kaotik.
Bejo shpjegon se shumë vendas përdorin njohuritë e prindërve të tyre pa pasur nevojë të gërmojnë shumë prapa në histori.
Ajo shpreson që vizitorët të mund të nxjerrin njohuri nga kjo ekzistencë e vetë-mjaftueshme.
“Elektriciste, infermiere, agronome, veterinere, kuzhiniere, shpikëse, marangoze… Unë jam pak nga të gjitha këto profesione dhe shumë të tjera”, tha ajo.
Në veri dallohen Bjeshkët e Nemuna, një emër i parezistueshëm për aventurierët.
Kullat e tyre të errëta shkëmbore dhe luginat e thella të lumenjve u sigurojnë mbrojtje klaneve vendase të Malësisë që u organizuan në bazë të një kodi të lashtë, Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Ndërkohë që ligjet e Kanunit për gjakmarrjen janë ulur kryesisht, theksi i tij në nderimin e vizitorëve vazhdon.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” kumbon gjithandej në agroturizmin e drejtuar nga familjet në luginën e Valbonës.
Të aksesueshme përgjatë shtegut të Majave të Ballkanit, një udhëtim epik i një alpinisti bazuar në shtigjet e vjetra të barinjve, këto bujtina mbeten kryesisht të palidhura me rrugë.
Stani i Arif Kadris, në malin e Gjarpërit, bujtina ”Bashkimi” në luginën e thellë të Dobërdolit dhe banesa e Bashkim Trezhnjeva në fshatin Sylbicë, janë të thjeshta, por të rrethuara nga bukuria.
Udhëtimet mes tyre, pesë deri në tetë orë në ditë, ofrojnë pamje të pafundme malore dhe lumin e bruztë të Valbonës poshtë.
Arinjtë, ujqërit dhe rrëqebulli enden nëpër pyje.
Një fermer vendas i bujtinës nuk e priti mirë rrugën e asfaltuar që u ndërtua pothuajse në të gjithë luginën e Valbonës, duke arritur deri te dera e tij.
Më parë, të ftuarit qëndronin me të për një javë në natyrë.
“Tani ata ndalojnë vetëm për një kafe të shpejtë në rrugën e tyre”, tha ai.
Neomalsore është e arritshme nëpërmjet një shëtitjeje me varkë 70-minutëshe përmes kanionit marramendës të Liqenit të Komanit.
Fisi Molla është veçanërisht legjendar për pritjen këtu, për breza me radhë ata u kanë shërbyer udhëtarëve kalimtarë ushqim dhe verë të mirë, dhe i kanë përcjellë me traget përtej liqenit, duke nderuar gjithmonë Kanunin.
Neomalsore, që do të thotë “malësor i ri”, tregon se gjithçka prodhohet në vend me zero mbetje.
Marjana Koçeku, vajza më e vogël, e cila studioi jashtë vendit përpara se të kthehej për të drejtuar bujtinën me familjen e saj, e konsideron durimin “një fjalë të re”.
“Është një koncept i rrënjosur tashmë në gjakun tonë, nga të jetuarit në vende të izoluara, nga skamja dhe durimi”, tha ajo.
Këtu, ushqimi sezonal shijohet nën dritën e qirinjve në sofra, peshk i pjekur në flakë, supë me hithra, bukë misri me arra dhe djathë deleje të kripur, të shërbyer me perime turshi, kos, fruta dhe mjaltë.
“Njerëzit vijnë këtu për t’u shkëputur nga përditshmëria”, tha Koçeku.
Por, në stinët më të ftohta, në pranverë dhe shtator, familjet të ngrohin me raki dhe çaj mali pranë një vatre të ndezur.
Mysafirët mund të futen në skaf dhe të peshkojnë, ose të notojnë në liqenin e kaltër,, i ndjekur nga një banjë në malësi, ujë i ngrohur në flakë, flokë të larë me hi për shkëlqim natyral.
Natën, yjet ”këndojnë” në errësirë, të patrazuar nga drita artificiale.
Këto vendstrehime janë ambiente të të jetuarit sezonal.
Por Koçeku, Bejo dhe të afërmit e tyre kujtojnë stigmën me të cilën u përballën malësorët gjatë viteve 2000, kur të rinjtë shqiptarë lakmonin prosperitetin urban.
“Njerëzit në qytete na quanin injorantë dhe thoshin se jetonim në shpella. Të rinjtë nuk mund të shihnin të ardhme këtu, kështu që u nisën për në Londër”, tha ajo.
“Tani dua t’u tregoj atyre se ju mund të studioni në universitet, të udhëtoni nëpër botë dhe të ktheheni përsëri në rrënjët tuaja”, tha Koçeku.
Një nënprodukt i izolimit të këtyre agroturizmit është se pronarët janë aktivë në media sociale.
Përdorimi i platformës për të përkrahur një mënyrë jetese më të thjeshtë është diçka që asaj i duket argëtuese.
“Kush do ta kishte menduar se në më pak se 100 vjet ne do të kalonim nga transportimi i klaneve nëpër liqen në pritjen e udhëtarëve nga e gjithë bota dhe postimin e zonës online”, tha ajo.
“Kanë kaluar shekuj të tërë para syve tanë, ndryshimi ka qenë kaq e shpejtë”, shtoi ajo.
Tre aventura të tjera shqiptare
”Mrizi i Zanave”, Lezhë
Kur shefi i kuzhinës Altin Prenga u kthye në Shqipëri nga Italia, ai riimagjinoi një shtëpi ferme të rrënuar në majë të kodrës në një restorant dhe fermë me dhoma prej guri dhe xhami.
Ushqimet janë të kushtueshme dhe stafi është jashtëzakonisht i gëzuar.
Ambientet e brendshme të kujtojnë shtëpizat malore zvicerane, me qilima lëkure deleje dhe aromat e lisit dhe sherebelës.
”Les Villas”, Qeparo
Midis hoteleve të larta komuniste në jug të Durrësit dhe Sarandës gjenden xhevahire të paprekura bregdetare, të arritshme nëpërmjet rrugëve të pjerrëta malore që përqafojnë Adriatikun.
Pas komunizmit, shumica e fshatarëve të Qeparoit u larguan në Itali, por njerëzit po kthehen për t’i kthyer shtëpitë e tyre në hotele dhe vila.
E dallueshme është ”Les Villas” de Qeparo për pishinën e saj të vogël dhe pamjet e saj nga deti.
Hotel ”Tradita”, Shkodër
Prekja e turizmit mezi ndihet në liqenin e Shkodrës në veri të Shqipërisë, me përjashtim të restorantit të çuditshëm të vendosur përgjatë bregut të mbushur varka peshkimi.
Në Balani ose Syri i Sheganit, peshkatarët e shndërrojnë krapin e thjeshtë të liqenit në një kënaqësi kulinarie, duke e zier atë me një salcë kumbulle të thatë dhe domate.
Qëndroni në qytetin e vjetër të Shkodrës, ku ndërthuret arkitektura veneciane dhe osmane.
Hoteli elegant ”Tradita” organizon festa në restorant gjatë fundjavave.