Partia Republikane ka fituar shumicën në Senatin Amerikan pas zgjedhjeve të mbajtura të martën. Sipas projeksionit të CNN, republikanët kanë marrë 51 vende, duke siguruar dominimin në dhomën e lartë të Kongresit.

Ky është një tjetër zhgënjim për Partinë Demokratike, që shpresonte të mbante shumicën, madje edhe të fitonte një tjetër mandat, por nuk arritën t’i merrnin vendin Ted Cruz-it në Teksas.
Ndërkohë në Kongres, republikanët po përpiqen të ruajnë shumicën e fituar në vitin 2022, dhe deri tani kanë të sigurta 190 vende.
