Kisha e Shën Ndout në Kepin e Rodonit është një nga më të veçantat. E ndërtuar gjatë shekullit të XIII-XIV për shkak edhe të pozicionit të saj gjeografik shumë pranë detit, ajo është një nga më të vizituarat.
Monument Kulture e Kategorisë së Parë në 2022, ajo ju nënshtrua një restuarimi të plotë pas tërmetit, ndërsa dëmtim kishin pësuar pikturat murale të saj.
Restauratorët në një muaj që u morën me restaurimin dhe konservimin e pikturave murale, arritën të zbulonin figurina të tjera në atë kishë. Por një nga figurinat më të veçanta në këtë kishë, janë ato me simbolin e shqiponjës, kalorësit, dhe tre zogjve shtegtarë.
“Këto figurina janë zbuluar prej kohësh, por e bëjnë atipike këtë kishë sepse shkojnë përtej traditës së viztimeve kishtare. Mendohet se këto figurina mund të jenë bërë me porosi lokale me rindërtimin e kishës në shekullin e XV.”
Realizimi i restuarimit të plotë të pikturave murale, u realizua përmes fondeve të BE të zbatura në Shqipëri nga UNOPS edhe në kishën e Rubikut, ku po ashtu dolën në dritë figurina të reja.
Kisha e Shën Ndout njihet ndryshe edhe si Kisha e Skëndërbeut, e cila i përket arkitekturës romaniko-gotike. Ajo konsiderohet si vend i shenjtë dhe çdo 13 Qershor bëhet vend peligrinazhi./klan