“Banesa e Angonatëve, një nga banesat më karakteristike të qytetit Gjirokastrës dhe Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit me gur dhe ndikimet arkitekturore të fundit të shekullit të XIX-të.
Në kuadër të projektit të restaurimit dhe konsolidimit të Banesës së Angonatëve, do kryhen ndërhyrje të cilat synojnë: Sigurimin e qëndrueshmërisë së objektit;
Ruajtja dhe restaurimi i elementëve tradicionale, për të mos lejuar rrënimin e mëtejshëm, si dhe për të ruajtur elementët e trashëgimisë kulturore që ajo mbart. – kështu shkruan në rrjetet sociale ministri për kulturën Blendi Gonxhja.
Qyteti i Princeshës Argjiro të përjetësuar po nga një bir tjetër i këtij qyteti, Ismail Kadare, meriton restaurimin dhe kthimin në lavdinë e dikurshme.



