Një tjetër vepër arti ka marr dritë në laboratorin e restaurimit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimsië Kulturore Berat. DRTK Berat njoftoi se pas një pune të gjatë me durim e pasion nga mjeshtrat e restaurimit ka përfunduar ndërhyrja në ikonën “Krishtikryejerak mbi Fron” me autor Gjergj Johan Çetiri.
Ikona është marrë nga kisha e Shën Thanasit në fshatin Karavasta të rrethit të Lushnjes.
Ndërhyrjet e kryera mbi ikonë konsistojnë në konsolidimin e grundit dhe pelikulit, dezinfektimin e ikonës, pastrimin e vernikut të degraduar dhe vendosjen e vernikut për mbrojtjen e pikturës.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore të Beratit./atsh
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-84.png)
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-85.png)
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-86.png)
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-87.png)
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-88.png)
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/03/image-89.png)