(COMBO) This combination of pictures created on November 07, 2024 shows former US President and Republican presidential candidate Donald Trump (l) attends a Fox News Townn Hall moderated by US television host Harris Faulkner (out of frame), in Cumming, Georgia, on October 15, 2024, and Russia's President Vladimir Putin (R) speaks during the BRICS summit in Kazan on October 24, 2024. Russia's President Vladimir Putin and Donald Trump indicated November 7, 2024 that they were ready to hold talks after the Republican tycoon emerged as the victor in the race for the White House. (Photo by Elijah Nouvelage and Alexander NEMENOV / AFP)

Reuters publikon propozimin e SHBA-ve për paqen në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas dhe evropianë kundërshtuan këtë javë disa propozime të SHBA-ve se si t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Palët kanë bërë kundër-propozime për çështje të ndryshme nga territori te sanksionet, sipas teksteve të plota të propozimeve të para nga Reuters.

Seti i propozimeve nga bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas në Paris më 17 prill dhe në Londër më 23 prill nxorën në pah funksionimin e brendshëm të diplomacisë së ndërmjetme që po zhvillohet.

Kjo, në një kohë kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kërkon një përfundim të shpejtë të luftës.

Oferta e SHBA-ve (sipas Reuters):

Armëpushim

  • Armëpushim i përhershëm
  • Të dyja palët angazhohen menjëherë në negociata për zbatimin teknik

Garanci Sigurie

Ukraina merr garanci të forta sigurie

  • Shtetet garantuese do të jenë një grupim ad hoc i shteteve evropiane plus shteteve jo-evropiane që dëshirojnë
  • Ukraina nuk do të kërkojë të bashkohet me NATO-n
  • Ukraina mund të kërkojë anëtarësim në BE

Territoret

  • SHBA-të japin njohje de jure të kontrollit rus të Krimesë
  • SHBA-të japin njohje de facto të kontrollit rus të Luhansk-ut
  • SHBA-të japin njohje de facto të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhia-s, Donetsk-ut dhe Kherson-it
  • Ukraina rifiton territorin në Oblastin e Kharkiv-it
  • Ukraina rifiton kontrollin e Centralit Bërthamor të Zaporizhzhia-s përmes kontrollit dhe administrimit amerikan të centralit, me energji elektrike të shpërndarë në të dyja palët, dhe gjithashtu Digën Kakhovka
  • Ukraina gëzon kalim të papenguar në lumin Dniepër dhe kontroll të Kinburn Spit

Ekonomi

  • Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zbatojnë bashkëpunimin ekonomik/minerale
  • Marrëveshja që Ukraina të rindërtohet plotësisht dhe të kompensohet financiarisht
  • Sanksionet ndaj Rusisë që rezultojnë nga ky konflikt që nga viti 2014 do të hiqen
  • Bashkëpunimi ekonomik SHBA-Rusi në energji dhe sektorë të tjerë industrialë