Ish-deputeti Adem Grabovci, i është rikthyer skenës politike me seriozitet.
Ai ka njoftuar se nga dega e PDK’së në Pejë, është propozuar për deputet.
Grabovci në njoftimin e tij ka shkruar: Është koha që Dielli të lind përsëri!
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë. Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!
Grabovci në zgjedhjet e 2019 nuk ishte futur nga PDK, në listën për deputet, shkak ishte e aktakuza në rastin “Pronto”.