Përballja e shumëpritur në ring Mike Tyson dhe Jake Paul ka nisur me një shuplakë të ashpër që ish-kampioni i botës në boks i ka dhënë YouTuber-it gjatë ceremonisë së peshimit.
Paul nuk e humbi qetësinë, madje e quajti veprimin e Tyson një “shuplakë e ëmbël”, duke shtuar se nuk kishte ndjerë asgjë.
Megjithatë, situata u nxeh më tej kur Paul nisi të bënte deklarata të ashpra, madje tha se do ta hidhte në tapet shumë lehtë kampionin, tashmë në moshën 58-vjeçare.
Në peshimin e fundit, Tyson u shfaq në gjendje fizike të shkëlqyer edhe pse tashmë vitet kanë kaluar. Ndeshja do të zhvillohet në orët e para të së shtunës me orën në Shqipëri.