Ripopullohet Selca! Turistët vizitojnë varret ilire dhe shijojnë ushqimet e zonës

Turizmi në rritje në varret ilire po sjellin dhe një ripopullim të zonës. Disa prej emigrantëve madje tashmë janë rikthyer duke investuar në bujtina, duke vendosur të ofrojnë gatime të zonës dhe produkte të blera nga fermerët vendas

Selca e lashtë, aty ku ndodhen dhe varret monumentale ilire ka nisur të gjallërohet. Dikur në emigrim disa prej të rinjve kanë zgjedhur të rikthehen. Agro-turizmi duket se është shndërruar tashmë në një burim ekonomik, por edhe ftesë për turizmin

Tradita gastronomike po ashtu tërheq edhe më shumë vizitorë

banorët që ndër vite vendosën të mos largohen tregojnë për periudhën e vështirë kur zona përjetoi braktisjen

Selca e Poshtme me Varret monumentale Ilire në vit sipas përllogaritjeve pret më shumë se 5 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, tashmë me hapjen e njësive të shërbimit pritet që numri i tyre të rritet edhe më tej.