Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
Rita ka postuar në Instagramin e saj disa fotografi nga darka e mbrëmjes së shkuar në Kosovë, organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë nga familja jonë” shkruan këngëtarja.
Krahas fotografive me Vjosa Osmanin, Rita ka postuar edhe një foto me bashkëshortin e saj Taika, ku së bashku kanë bërë shqiponjën dykrenare, simbolin e flamurit të Shqipërisë.
Mbrëmja e kaluar në Kosovë bëri bashkë shumë artistë dhe të ftuar të tjerë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të cilët festuan për arritjet e panumërta të Rita Orës dhe shqiptarëve të tjerë kudo në botë.
Rita festoi 33-vjetorin e ditëlindjes në 26 nëntor dhe ka preferuar që këtë ditë të veçantë ta festonte në vendlindjen e saj, në Kosovë.