Kleriku i lartë nga Vatikani, Vinçenzo Paglia, gjatë vizitës së tij në Prekaz ka rrëfyer takimet që ai ka pasur gjatë viteve të 90-ta në Prishtinë e në Beograd, me qëllimet që parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur. Kallxo.com shkruan se Paglia në kohën kur ai takoi Ibrahim Rugovën në Prishtinë e Sllobodan Millosheviç në Beograd, thotë se ajo që merrte nga këta dy ishin krejt të kundërta. Vizitat e tij në Ballkan, Paglia tregon se kishte filluar në vitin 1991, në vitin kur ai edhe kishte njohur ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Në vitin 1991 unë e njoh Ibrahim Rugovën në Tiranë dhe më ka pëlqyer personalitetin e tij, shkova në Tiranë duke marrë parasysh problemin për dhunën ndaj shqiptarëve nga Serbia”, kujton kleriku.
Ai tutje thotë se Rugova i tregon atij që shqiptarët e Kosovës e kishin krijuar një shoqëri paralele, klerikut i kishte pasur fuqia e popullit shqiptar që, sipas tij, kishin zgjedhur të ndjerë duke e evituar dhunën, por dukej se ishin të tillët e raporteve njerëzore. socialee ashtu edhe ekonomike.
Takimi i tij me ish-presidentin Rugova e kishte bërë këtë të fundit ta dërgonte në fond Papa të vitit, e që Rugova përpos Paglias të befasuar e kishte lënë edhe vet Papën.
“Papa ishte i befasuar nga ky njeri që ishte poet me shallin që mbante ai, i qetë, por që ballafaqohej me një sjellje dramatike të popullit shqiptar në Kosovë me një vizion paqësor shumë të bukur”, kujton kleriku nga Vatikani.
Rugova asokohe u bë shumë e njohur në Itali, sipas Paglias që e quanin ‘Gandi i Ballkanit’. Pas disa vizitave që ky i fundit kishte bërë në Prishtinë, radha kishte ardhur që ai të takohej edhe me Slobodan Millosheviç.
“Papa Gjon Pali II në fillim të luftës në Ballkan dëshiron të vizitojë kryeqytetin e Zagrebinit, Sarajevën dhe Beogradin dhe unë i binda të gjithë politikanët ta pranojnë Papën. Fatkeqësisht Patriarku Pavle (i Kishës Ortodokse Serbe) nuk pranoi dhe vizita e Papës nga Vatikani nuk ndodhi”, kujton kleriku.
Takimi i tij me Millosheviç nuk i la mbresat e produkteve, si Rugova. Ishte viti 1992 kur ai u takua me Millosheviqin, koha kur në Bosnjë e Hercegovinë po zhvillohej lufta, e forcat serbe po kryenin krimin mbi popullatë. Situata në Bosnjë, kujton Paglia, kishte qenë një paralajmërim për Kosovën. E ai thotë se vet Millosheviç kishte thënë se çfarë po bëhej në Bosnjë, në rast të kontrolleve të perëndimit do të ndodhte edhe në Kosovë, madje edhe me keq.
“Gjatë takimeve me Milloshevin ai thoshte se kushdo që dëshironte të ndërhyjë në çështjen e Kosovës ajo që tani po ndodh në Bosnjë do të duket si Disney Land në krahasim me atë që do të ndodhë në Kosovë”, i kujton kleriku bisedat që kishte me diktatorin serb.
“Kjo që Millosheviqi më goditi në zemër, një gjë dramatike. Nga ai moment e tutje fillova të bisedoj me Rugovën. Duhet të veprojmë që t’ikim luftës!” vazhdon rrëfimi i tij.
Pas kësaj ai tregon se kishte fillimin e dialogun me Millosheviç, duke kërkuar që të lidhet që t’ua kthejë shqiptarëve të Kosovës të drejtat e tire elementare. Ai kujton se në vitin 1997 për ta realizuar një kuptim në mes dy gjuhës, kishte udhëtuar katër herë me aeroplan në Prishtinë dhe në Beograd brenda një dite. Po gjatë asaj kohe, kleriku nga Vatikani ishte i takuar edhe me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti.
“Ai ishte në moshë të re, i cili në atë kohë kishte më shumë flokë se sot dhe biseduam me sepse dëshiruam t’i iknim një konflikt të armatosur dhe në faktin e arritur t’ia kthen shqiptarëve në Kosovë qendrën kulturore”, kujton ai bisedat që i kishte krijuar me Kurtin.
Paglia tregon se personalisht kishte shkuar në Beograd për t’i marrë çelësat dhe tregon se i kujtohet mjaft mirë entuziazmi i shqiptarëve kur hynë në shkollë, fakultet e qendrës arsimore. Ai tregon se pas kësaj, hapi i dytë i punës së tire do të ishte të kthehej Universiteti i Prishtinës për shqiptarët e Kosovës.