Rrezikojnë gjysmëfinalen, FIFA hetim disiplinor kundër Messit dhe Paredes

Argjentina fitoi dje kundër Holandës pas 120 minutave lojë dhe penalltive për të marrë biletën për në fazën gjysmëfinale të Botërorit. 

Dueli prodhoi tension në fundin e kohës së rregullt dhe pas penalltive. Lionel Messi dhe Paredes u përplasën me lojtarët dhe stafin e Holandës, teksa mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër dy lojtarëve të Argjentinës.

Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh si të dëmshme sjelljen e dy lojtarëve, të martë në 20:00 Argjentina do jetë pa dy titullarët e saj kundër Kroacisë.

E bujshme nëse mendon se Messi do mundet të humbasë një ndeshje të Botërorit nga sjellja jo e mirë. Kapiteni i Argjentinës u përplas verbalisht me trajnerin dhe anëtarët e Holandës si edhe me arbitrin e ndeshjes, Lahos.