Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dënoi veprimet e islamistëve terroristë Hamas gjatë dorëzimit të katër kufomave të pengjeve të enjten dhe deklaroi se një poqëse një grup i tillë do të ekizistonte në anën tjetër të kufirit të SHBA’së “do t’i shfarosnim”.
Si duket kryediplomati amerikan Rubio zhvilloi intervistën në Fox News të premten para se Izraelit të përfundone identifikimin e kufomave të pengjeve të dorëzuara të enjten ku u verifikua se Hamas gënjeu se kishte dorëzuar kufomën e Shiri Bibas, siç ishin pajtuar në ujdinë armëpushimit.
Pas shqyrtimit forenzik u zbulua se dy fëmijët e saj, Kfir Bibas 9 muajsh dhe Ariel Bibas, 4 vjeç, nuk ishin vrarë nga bombat izraelite por ishin ekzekutuar nga afërsia që nëntor të 2023’së, rreth një muaj pasi u kidnapuan.
Megjtihatë, Rubio festën e palestinezëve në Gaza me vrasjen e fëmijëve në Gaza dhe qasjen makabre prej një kulti të vdekjes në spektalin e organizaur të enjten nga islamistët terroristë e cilësoi si një “përkujtim se kush janë Hamas në të vërtetë”.
“Vetëm ta mendosh faktin se si hynë grabitën këtë familje, këtë grua me dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët vdiqën në robëri. Kush i bën këto? Kush kidnapon famlije? Dhe fakti se si ua dorëzuan me ata njerëz që brohoritin në rrugë” tha Rubio e theksoi se Hamas nuk janë vetëm “një qeveri, jo vetëm një ideologji por njerëz të ligë, të lemerishëm”.
EXCLUSIVE: Our full, unedited interview with Secretary of State Marco Rubio(@SecRubio) on his first 30 days leading the Department.
— Catherine Herridge (@C__Herridge) February 21, 2025
Restarting U.S./Russia relations following the Biden Administration, direct engagement with Ukraine, U.S. proposal for Gaza, preventing Iranian… pic.twitter.com/cxkHmNZWw0