Rubio pati një debat të ashpër me Musk në një takim të ekipit të Trump-it

Përleshjet verbale thuhet se shpërthyen gjatë takimit të së enjtes në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, midis një prej këshilltarëve të lartë të Presidentit të SHBA-ve, Elon Musk, dhe disa shefave të departamenteve, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Sipas rrëfimeve të marra nga New York Times, Elon Musk kritikoi Rubio-n gjatë mbledhjes së djeshme të kabinetit presidencial, duke pretenduar se ai nuk kishte pushuar askënd të sugjeruar nga Departamenti i tij i Efiçencës së Qeverisë (DOGE), duke zemëruar më tej Rubio-n.

Ai kishte qenë i zemëruar për javë të tëra me Musk, pasi DOGE mbylli në mënyrë efektive një agjenci të tërë (USAID-in), e cila ishte nën kompetencën e tij si kreu i Departamentit të Shtetit.

Rubio u përgjigj duke thënë se Musk po gënjente, duke vënë në dukje 1 mijë e 500 zyrtarët e Departamentit të Shtetit që morën buyouts.

Duke i pyetur në mënyrë sarkastike nëse ai duhet t’i kthejë ata vetëm për të bërë një shfaqje duke i pushuar përsëri, para se të parashtronte planet e tij për Departamentin e Shtetit.

Megjithëse Musk thuhet se nuk ka mbetur i impresionuar, duke deklaruar se Rubio ishte “i paraqitshëm në TV” duke e ndezur më tej debatin mes të dyve ndërsa Presidenti Trump i shikonte me krahët mbledhur.

Argumenti thuhet se ka vazhduar për njëfarë kohe, derisa u ndal nga Trump, i cili deklaroi se sekretari Rubio po bënte një “punë të shkëlqyer” dhe se ai ishte shumë i zënë me shumë gjëra për t’u marrë, duke përfshirë një agjenci për të drejtuar.