Aktivistja shqiptare në Sanxhak, Armina Nuraj në vazhdën e intervistave të saj me qytetarë të kësaj krahine që ndjehen shqiptarë ka zhvilluar një bashkëbisedim me Dzemail Ismeta Rugovac nga Sanxhaku, përcjell INA.
AMINA NURAJ: Kur keni filluar të ndiheni si shqiptar?
XHEMAIL RUGOVAC: Ndihem si shqiptar që kur e njoh veten.
AMINA NURAJ: Je i vetmi shqiptar në familje?
XHEMAIL RUGOVAC: Edhe pse në familjen time flasim boshnjakisht, të gjithë ndihemi si shqiptarë nga Sanxhaku.
AMINA NURAJ: Si është të jesh shqiptar?
XHEMAIL RUGOVAC: Nëse të jesh shqiptar ishte e lehtë, atëherë kushdo do të ishte shqiptar.
AMINA NURAJ: Nga cili fis vini?
XHEMAIL RUGOVAC: Ne vijmë nga Rugova, jemi të ndarë në tre Fise: Shkrel, Rexhai, Rugovas.
AMINA NURAJ: Sanxhakun e shihni si pjesë të Serbisë apo pjesë të Shqipërisë?
XHEMAIL RUGOVAC: Sanxhaku ka qenë gjithmonë një rajon me shumicë shqiptare dhe nuk do të jetë kurrë rajoni i Rashkës siç e quajnë serbët.
AMINA NURAJ: Çfarë do t’i thonit ju si shqiptar diplomacisë shqiptare?
XHEMAIL RUGOVAC: Unë si shqiptar do t’i thoja diplomacisë shqiptare të mbajë të tyren, t’ua kalojë brezave të tjerë dhe të mos u besojë kurrë serbëve, edhe nëse i lidhin me zinxhirë me ar,sepse shkau bese nuk ka. (INA)