Gjatë një sulmi ajror ushtarët e Vladimir Putinit duke menduar se po gjuajnë Ukrainasit, kanë bombarduar fshatin Petropavlovka në rajonin rus Voronezh.
Duke tentuar të arsyetojnë veprimin e tyre me kinse një gabim, ministria e ruse e Mbrojtjes, ka thënë se nga lëshimi i bombave nuk ka patur viktima, por disa video amatore e tregojnë të kundërtën – sandale të mbushura me gjak, ndërtesa dhe shtëpi të shkatërruara.
“Lëshimi i bombave nga aeroplani ndodhi më 2 janar rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa aeroplani i Forcave Ajrore ruse po fluturonte mbi fshatin Petropavlovka në rajonin Voronezh. Nuk pati viktima”, u tha në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.