Rusi: momenti i rrëzimit tragjik të një helikopteri

Një video tregon momentin kur një helikopter u rrëzua në Siberi, duke vrarë gjashtë persona në bord dhe duke plagosur shtatë.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Altai të Siberisë jugore, njoftoi Ministria e Emergjencave të rajonit.

Videoja që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur helikopteri Mi-8, pak para uljes, në afërsi të kufirit me Kazakistanin, përplaset me kabllot elektrike, duke bërë që piloti i tij të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë rrëzimin.