(COMBO) This combination of pictures created on November 07, 2024 shows former US President and Republican presidential candidate Donald Trump (l) attends a Fox News Townn Hall moderated by US television host Harris Faulkner (out of frame), in Cumming, Georgia, on October 15, 2024, and Russia's President Vladimir Putin (R) speaks during the BRICS summit in Kazan on October 24, 2024. Russia's President Vladimir Putin and Donald Trump indicated November 7, 2024 that they were ready to hold talks after the Republican tycoon emerged as the victor in the race for the White House. (Photo by Elijah Nouvelage and Alexander NEMENOV / AFP)

“Rusia bëri një gabim të tmerrshëm”- Trump dënon ashpër sulmet në Sumy të Ukrainës

Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur nëpër rrugë, raporton BBC.

Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme“, ndërsa kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e krimit të luftës.

Sulmi vjen teksa SHBA, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, ka vendosur për përfundimin e luftës – tani në vitin e saj të katërt – përmes negociatave me Trump.

I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim“, por nuk dha detaje.

Merz, i cili pritet të marrë detyrën si kancelar i ri i Gjermanisë muajin e ardhshëm, i tha transmetuesit publik gjerman ARD se sulmi në Sumy përbënte “krim të rëndë lufte“.

Ishte një akt perfid.. dhe është një krim i rëndë lufte, i qëllimshëm“, tha politikani konservator.