Në mënyrë të papritur, Rusia ka boshatisur bazën e saj ushtarake në Krimenë e aneksuar prej Ukrainës në vitin 2014. CNN, duke vëzhguar pamjet satelitore, raporton se ushtria e Vladimir Putin ka zbrazur bazën ushtarake nga veriu i Krimesë. Aty ishin vendosur një numër i madh armatimesh ruse.
Imazhet e kapura nga sateliti Sentinel 2 i BE më 21 janar 2023, ku duket një numër automjetesh e pajisje të tjera ushtarake, po ashtu edhe në pamjet e kapura nga sateliti Maxar me rezolucion të lartë më 11 shkurt. Por imazhet e fundit të Sentinel 2 tregojnë se shumica e atyre automjeteve janë larguar nga baza.
Kjo lëvizje është e paqartë se pse ka ndodhur, ndërsa CNN shkruan se mund të kenë ndikuar disa informacione të marra nga zyrtarët rusë në Krime se gadishulli do të përballej me një kundërofensivë nga ushtria ruse.
Prej javësh tashmë është paralajmëruar një kundërofensivë e mundshme e ukrainasve për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia në jug të vendit.