Rusia duket se ka “gjetur” një metodë të re për të ruajtur aeroplanë luftarak – duke përdorur goma të veturave.
Imazhet satelitore të bazës ajrore Engeles, thellë në jug të Rusisë, shfaqin dy bombardues rus Tu-95 të mbuluar me goma të veturave.

Kjo bazë ajrore gjendet mbi 500 milje larg kufirit me Ukrainën dhe ishte cak i dy sulmeve me dron në dhjetor – ku në njërin humbën jetën tre ushtarë rusë.
Mbetet e paqartë se pse gomat e veturave ishin vendosur mbi fluturake, por ekspertët vlerësojnë se është një metodë e lirë e Rusisë për të mbrojtur aeroplanët.

Një zyrtar ushtarak i NATOS ka thënë për CNN se ka parë imazhet satelitore, por se nuk ka mundur të thotë asgjë nëse gomat kanë ndonjë efekt mbrojtës.