Rusia po i përdor municionet në Ukrainë më shpejt se sa mund t’i zëvendësojë ato

Forcat ruse në Ukrainë po harxhojnë municionet më shpejt sesa mund t’i zëvendësojë industria e mbrojtjes së vendit.

Kështu deklaroi drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines.

Sipas saj, Rusia po i përdor municionet “mjaft shpejt”, duke bërë që Moska të kërkojë ndihmë nga vendet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut.

Pentagoni tha muajin e kaluar se Rusia po gjuan 20 mijë fishekë artilerie në ditë, edhe pse ka pësuar një sërë pengesash në fushën e betejës.

Duke i bërë jehonë deklaratave të mëparshme të zyrtarëve të administratës Biden, Haines tha se Rusia po përdor municione precize edhe më shpejt se municionet e saj konvencionale.

Administrata Biden tha më parë se Rusia i është drejtuar Koresë së Veriut për të siguruar më shumë furnizime me municion artilerie.

Haines tha se shtrirja e ndihmës së Koresë së Veriut dukej e kufizuar, por se ishte diçka që komuniteti i inteligjencës do të vazhdonte ta monitoronte nga afër.

“Ne kemi treguar se kemi parë disa lëvizje, por nuk ka qenë shumë në këtë fazë”, tha ajo për rolin e Koresë së Veriut.

Mungesa e mundshme e municioneve ishte vetëm një nga një sërë sfidash me të cilat përballej ushtria

Presidenti rus Vladimir Putin ishte “i befasuar” me performancën zhgënjyese të ushtrisë së tij pas pushtimit të Ukrainës në shkurt, sipas Haines